Mbyllet përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandë

schedule11:57 - 13 Nëntor, 2022

schedule 11:57 - 13 Nëntor, 2022

Është mbyllur përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.

Mësohet se një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit. /abcnews.al/