“Mbretëron” Manchester City, renditja e skuadrave “perfekte” të këtij sezoni

schedule16:56 - 5 Mars, 2021

schedule 16:56 - 5 Mars, 2021

Sezoni ka arritur në fazën më të bukur të tij, teksa shumica e skuadrave i kanë caktuar tashmë objektivat realë dhe po provojnë të bëjnë sprintin e fundit të suksesshëm.

Sky Sport studion arritjet e deritanishme të skuadrave. Media e njohur ka bërë një renditje të skuadrave më të suksesshme deri tani në Europë, duke iu referuar 20 ndeshjeve të fundit.

Në vendin e parë padyshim është Manchester City. Skuadra e Guardiolës është e pandalshme këtë sezon, teksa edhe në Champions është favorite.

 

Në të dytën ndjek Sporting Lisbon, që kryeson kampionatin portugez dhe po shkon e qetë drejt titullit të 19 në historinë e klubit. Nuk pritej, por Atletico Madrid, që renditet e treta, ka lënë pas këtë sezon Barçën e Realin.

Ndërkohë vendi i katërt rezervohet nga një italiane, Interi. Belgët e Clubb Brugge plotësojnë pesëshen e parë, teksa më poshtë ju pasqyrojmë renditjen e 10 më të mirave deri më tani. /abcnews.al

 1) MANCHESTER CITY: 53 pikë
17 fitore, 2 barazime, 1 humbje
46 gola të shënuar, 8 të pësuar

2) SPORTING LISBON: 52 pikë
16 fitore, 4 barazime, 0 humbje
40 gola të shënuar, 10 të pësuar

3) ATLETICO MADRID: 50 pikë
16 fitore, 2 barazime, 2 humbje
39 gola të shënuar, 15 të pësuar

4) INTER: 49 pikë
15 fitore, 4 barazime, 1 humbje
49 gola të shënuar, 17 të pësuar

5) CLUB BRUGGE: 48 pikë
15 fitore, 3 barazime, 2 humbje
40 gola të shënuar, 13 të pësuar

6) BESIKTAS: 47 pikë
15 fitore, 2 barazime, 3 humbje
48 gola të shënuar, 17 të pësuar

7) BARCELONA: 46 pikë
14 fitore, 4 barazime, 2 humbje
46 gola të shënuar, 17 të pësuar

8) BAYERN MUNCHEN: 46 pikë
14 fitore, 4 barazime, 2 humbje
54 gola të shënuar, 25 të pësuar

9) LYON: 46 pikë
14 fitore, 4 barazime, 2 humbje
42 gola të shënuar, 17 të pësuar

10) BRAGA: 46 pikë
15 fitore, 1 barazim, 4 humbje
38 gola të shënuar, 18 të pësuar