Mbretëresha e Britanisë së Madhe heq dorë nga përdorimi i rrobave të lëkurës

schedule20:31 - 6 Nëntor, 2019

schedule 20:31 - 6 Nëntor, 2019

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabet, ka hequr dorë nga përdorimi i rrobave të prodhuara nga lëkura e kafshëve dhe tashmë ka vendosur të përdorë vetëm rroba me lëkurë të rreme. Lajmin e bëri të ditur gardërobistja e saj.

Angela Kelly, udhëheqëse e këshilltarëve personal, ka njoftuar se Mbretëresha e Britanisë së madhe ka hequr dorë nga përdorimi i rrobave të prodhuara nga lëkura e kafshëve. Mbretëresha ka vendosur të përdorë rroba me lëkurë të rreme.

Këtë njoftim gardërobistja e Mbretëreshës e bëri të ditur në librin e saj për marrëdhënien e ngushtë me Mbretëreshën. Libri titullohet “Ana tjetër e medaljes”.

Në këtë libër Kelly shkruan: “Nëse Mbretëresha duhet të marrë pjesë në një ceremoni në mot shumë të ftohtë, nga viti 2019 do të përdorë rroba të bëra nga lëkura e rreme për t’u siguruar që të mos ketë të ftohtë”.

Lajmin për “Daily Mail” e ka konfirmuar edhe pallati mbretëror, duke thënë: “Kur rrobat e reja të dizajnohen për mbretëreshën, të gjitha lëkurat e përdorura për to do të jenë të rreme”.

Me këtë vendim mbretëresha do të jetë  anëtarja e parë të familjes mbretërore që heq dorë nga përdorimi i rrobave të prodhuara nga lëkura e vërtetë./abcnews.al