NBA nuk zhgënjen asnjëherë kur flitet për spektakël, por mbrëmja e fundit e ndeshjeve është cilësuar si një “natë horrori” nga mediat amerikane. Shkak për këtë ishin dëmtimet e shumta të lojtarëve, pesë të tilla në 11 sfida. Por më i rëndi dhe më shqetësuesi ishte ai I Nikola Jokiç.
Ylli I Denver la parketin përpara kohe në humbjen që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Miami me rezultatin 147-123. Pamjet direkte treguan një lëndim në gju, që sipas mediave në vend mund ta mbajë atë që deri tani në këtë sezon ishte lojtari më I mirë, për një kohë shumë të gjatë jashtë fushave.
Një mbrëmje e keqe kaloi edhe Chicago Bulls, që humbi dy shënuesit kryesorë të sezonit. Përveç disfatës 101-136 përballë Minnesota, Bulls duhet t’I bëjnë llogaritë në të ardhmen pas Coby Ëhite dhe Josh Giddey. Të dy lanë me dhimbje parketin në ndeshjen e fundit, duke prishur planet e skuadrës nga Chicago. Me dëmtimet në mbrëmjet e fundit u përballën edhe dy skuadrat e tjera, Oklahoma dhe Charlotte.
Kampionët në fuqi në NBA fituan 140-129 ndaj Atlanta, por ky sukses u shëqërua me pasoja, pas lëndimit të Isaiah Hartenstein.
Thunder ende nuk ka njoftuar një kohë të parashikuar rikuperimi, por dëmtimi i tij i mëparshëm e la jashtë loje për gjashtë ndeshje.
I njëjti diskutim vlen edhe për Miles Bridges, një prej lojtarëve më të mirë të Charlote. Ylli i Hornets luajti vetëm në periodën e parë të ndeshjes të humbur 113-123 përballë Milëaukee, ndërsa besohet se do të qëndrojë jashtë të paktën dy muaj. / abcnews.al /


