Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB: Në Ukrainë janë kryer krime lufte

schedule11:27 - 23 Shtator, 2022

schedule 11:27 - 23 Shtator, 2022

Kryetari i një komisioni hetimor të mandatuar nga OKB-ja ka arritur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer në Ukrainë, raporton Reuters.

Shumë fëmijë janë përdhunuar dhe torturuar, sipas tij, ndërsa komisioni tha se gjithashtu do të shqyrtojë dëbimet e supozuara të detyruara dhe birësimet e fëmijëve.

Më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë. Që atëherë, Europa është përballur me largimin e njerëzve,  më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Pothuajse një e treta e popullsisë së Ukrainës, rreth 14 milionë njerëz, u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, të publikuara më 19 shtator, që nga fillimi i luftës janë regjistruar  14.532 viktima civile në Ukrainë – 5.916 të vrarë dhe 8.616 të plagosur.

Shifrat reale, sipas vlerësimeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, janë më të larta.

/abcnews.al