“Kërcënimi” i Ramës/ “Zgjedhje të parakohshme”, i pakënaqur me disiplinën e deputetëve të tij

schedule13:06 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 13:06 - 11 Dhjetor, 2023

Kur Edi Rama hyri në sallën e mbledhjeve të grupit parlamentar, gjeti brenda një grusht deputetësh. Kaq ka mjaftuar që kryeministri të shpalosë një lumë kritikash ndaj njerëzve të tij, të cilëve ju shfaqi me tone të larta pakënaqësi për seriozitetin që tregojnë në punën e parlamentit.

Për kryetarin e PS-së, është e papranushme që deputetët të  vijnë në mbledhje pas tij, të largohen nga Kuvendi në momentet e votimit, apo të mos jenë seriozë e kërkues në mbledhje e komisioneve parlamentare.

Vërejtje Edi Rama kishte për parlamentarët e tij  në mënyrën se si reagojnë ndaj institucioneve që raportojnë në Kuvend, përfshirë edhe ato të drejtësisë, të cilave ju jepen vetëm privilegje, por nuk ju kërkohet llogari për punën.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se kryeministri ju ka kërkuar deputetëve të reflektojnë, në rast se nuk duan të shkojnë në “zgjedhje të parakohshme”.

Përdorimi i këtij termi nga Edi Rama, sic e përshkruajnë pjesëmarrësit, ngjante më shumë me kërcënimin e të tijëve për tu disiplinuar, se sa një plan real për të shkruar në zgjedhje para vitit 2025.

Kjo ngel për t’u parë. Por e sigurt është që socialistët nuk frenuan ashpërsimin e përgjigjes ndaj opozitës.

Ata firmosën përjashtimin e 7 deptuetëve të tjerë të Berishës e Bardhit, duke e bërë të enjten një seancë ku do të mungojnë 12 protagonistët e kaosit, përfshirë vetë kreun e Foltores dhe atë të grupit demokrat.

Në të njëjtën mbledhje, socialistët do të votojnë ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, që ashpërson ndëshkimin e deputetëve që shkaktojnë rrëmujë, në deri 60 ditë përjashtim.

Në mungesë tës aksionistëve të rrëmujës, socialistët afruan datën e votimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke e futur në kalendarin e kësaj jave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!