“Mbledh kanaçe, nuk ia shtrij dorën askujt”, Nikollaq Poçi jeton duke mbledhur mbetjet nga koshat e plehrave

schedule21:22 - 15 Qershor, 2024

schedule 21:22 - 15 Qershor, 2024

Është 60 vjeç dhe jeton me paratë që fiton nga kanaçet. Një punë e sikletshme, për shumë të tjerë edhe turpëruese, por Nikollaq Poçit I ofron pikërisht këtë, dinjitetin e të jetuarit me punë, duke mos i shtrire siç thotë, dorën askujt

Baba i tre djemve të cilët jetojnë e punojnë larg vendlindjes, Nikollaqi nuk kërkon që ta mbajnë fëmijët dhe as të afërm të tjerë. Me orare të zgjatura, mes aromave të pakëndshme, 60-vjecari, rrëmon një për një, qeset e mbeturinave për të gjetur mes tyre plastikë, qelq dhe kanaçe.

Përpara 6 vitesh Niko humbi bashkëshorten dhe që atëherë jeta ju bë më e vështire. Tani kjo punë është zanati I tij. Në fillim bleu një motor të cilin e modifikoi për ta shndërruar më mjet transporti mallrash. Shtëpia që ndërtoi kur bashkëshortja ishte gjallë, është ende e pamobiluar por ka përfunduar të gjitha punimet e jashtme.

Dita e punës për Nikollaqin zgjat deri në 17 orë. Ai del nga shtëpia gjatë natës dhe kthehet vetëm pasi ka mbushur karrocerinë plot. Çmimi me të cilin i blejnë mbetjet kompanitë e riciklimit, ka rënë vitet e fundit, duke e bërë këtë aktivitet një sfidë mbijetese.

Në fier janë të shumtë personat që mbledhin materialet e riciklueshme nga koshat e mbeturinave të cilët mbajnë familjet me të ardhurat që fitojnë nga shitja e tyre.