Mbi një mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

schedule08:27 - 13 Tetor, 2021

schedule 08:27 - 13 Tetor, 2021

Aktualisht në Kosovë janë një mijë e 51 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë  1 milionë e 468 mijë doza të vaksinës.

Ndërsa mbi 641 mijë  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.