Mbi 85% e afrikanëve nuk janë vaksinuar kundër Covid-19

schedule08:19 - 13 Janar, 2022

schedule 08:19 - 13 Janar, 2022

Më shumë se 85% e personave në Afrikë nuk kanë marrë ende një dozë të një vaksine anti-covid,  tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk mund t’i japim fund fazës akute të pandemisë nëse nuk i japim fund këtij hendeku,” shtoi Tedros.

Shefi i OBSH-së  theksoi se ka ende një rrugë të gjatë për të arritur objektivin e vaksinimit të 70% të popullsisë së çdo vendi deri në mes të këtij viti. Rreth 90 vende ende nuk e kanë arritur objektivin prej 40% dhe 36 prej tyre kanë vaksinuar më pak se 10% të popullsisë së tyre.

/abcnews.al