Mbi 50,000 raste me COVID-19, reagime të ashpra në Spanjë për gjendjen e jashtëzakoshme

schedule20:15 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:15 - 26 Tetor, 2020

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Spanjë ka arritur në 52, 188 raste gjatë fundjavës, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,098,320.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bëri me dije se 279 pacientë humbën jetën, ndërsa numri në total i viktimave është 35,013 .

Vendimi për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme me gjashtë muaj, ka shfaqur shqetësime tek qytetarët pasi nuk e kanë vlerësuar të arsyeshme një vendim të tillë, shumë prej të cilëve e kanë vlerësuar si abuzim.

“Ata po fitojnë kohë për të kufizuar njerëzit dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Zgjatjen e  gjendjes së jashtëzakonshme me gjashtë muaj, unë e shoh më shumë si potencial për abuzim”, thotë një prej qytetarëve, shkruan reuters.

/abcnews.al/