Një 37 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar në një pikë kontrolli.
Shërbimet e policisë iu vunë në ndjekje drejtuesit të mjetit dhe e ndaluan në lagjen “1 Maj” të Fierit.
Gjatë kontrollit në mjet, 37-vjeçarit iu gjetën 30.450 euro për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre.
Ndaj tij rëndojnë dy vepra penale ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit”./abcnews.al