Mbi 3 mijë të infektuar, humbin jetën 8 persona nga Covid në Greqi

schedule17:22 - 27 Korrik, 2021

schedule 17:22 - 27 Korrik, 2021

Numri i rasteve të reja me koronavirus i konfirmuar gjatë orëve të fundit është më i larti i regjistruar që nga muaji prill.

Sipas raportit nga autoritetet shëndetësore mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 593 raste të reja dhe kanë humbu jetën 8 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital 142 pacientë në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve është 482,145, ndërsa janë regjistruar 12,911 vdekje./abcnews.al