Mbi 2,640 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orë

schedule18:53 - 19 Janar, 2022

schedule 18:53 - 19 Janar, 2022

Vijon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet pozitive për sot janë 2,643.

Nga 7,859 testime të kryera, të infektuar rezultuan 1,250 qytetarë në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamzë, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,643
Të shëruar në 24 orë      1,692
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 7,859

Testime totale              1,597,494
Raste pozitive                 239,129
Raste të shëruara           212,879
Raste Aktive                      22,967
Humbje jete                         3,283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,852
Fier                 1,814
Elbasan          1,719
Durrës            1,588
Shkodër          1,519
Vlorë                1,375
Gjirokastër       1,086
Lezhë                854
Berat                 837
Korçë                 828
Dibër                  267
Kukës                 228 /abcnews.al/