Mbi 17 mijë raste të reja me Covid, humbin jetën 192 persona në Itali

schedule18:45 - 28 Shkurt, 2021

schedule 18:45 - 28 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit 192 persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit dhe janë konfirmuar të infektuar 17 455 raste të reja.

Në krahasim me ditën e djeshme autoritetet vendase bëjnë me dije se shkalla e infeksionit është rritur në 6.8%

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 6 847 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,925,265 nga të cilët kanë humbur jetën 97 699 qytetarë./abcnews.al