Mbi 1,180 të infektuar me virusin korona në Shqipëri, 253 prej tyre mbeten ende të sëmurë

schedule11:08 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:08 - 3 Qershor, 2020

Në vendin tona janë regjistruar në 24 orët e fundit edhe 20 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 1,184.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, nga numri total i të infektuarve në vend, mbeten ende të sëmurë edhe 253 persona. Nga këta të sëmurë, në shërbimin Infektiv po marrin kujdes shëndetësor 21 pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.

Lexo edhe: 20 raste të reja me koronavirus, 1 pacient po lufton me vdekjen tek Infektivi

Nga ana tjetër, që nga fillimi i epidemisë dhe deri më tani, numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 është  898. Nga këta, shtatë janë shëruar vetëm 24 orëve të fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           172

Krujë             22

Durrës           15

Kamëz            12

Shkodër         10

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1  /abcnews.al/