Mbi 100 viktima, Antony Blinken thirrje palestinezëve: Ndalni sulmet me raketa

schedule21:42 - 13 Maj, 2021

schedule 21:42 - 13 Maj, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë thirrje që të ndalen sulmet me raketa nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit.

Blinken theksoi edhe njëherë se SHBA është shprehur qartë që Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sekretari amerikan i bëri komentet në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Australisë.

Lexo edhe: Luftimet në Lindjen e Mesme, lëshohen tre raketa nga Libani drejt Izraelit

Ndërkohë bilanci i viktimave si pasojë e sulmeve është rritur. Më shumë se 100 palestinezë në Rripin e Gazës janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit si pasojë konfliktit ushtarak me Izraelin.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, 103 njerëz u vranë, duke përfshirë 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërsa 580 persona kanë mbetur të plagosur, që nga e hëna. g.v/abcnews.al