10,047 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali. Fatkeqësisht betejën me COVID në 24 orë e kanë humbur 83 qytetarë.
Norma e pozitivitetit është 1.4%, nga 2.3% që ishte dje.
Nga ana tjetër, në Itali janë 560 pacientë në terapi intensive, 11 më shumë se dje. Ekspertët theksojnë se ka një rritje të pacientëve në terapi intensive.
Rajoni me më shumë raste të përditshme është Lombardia.Sipas përditësimit të fundit të raportit për fushatën e vaksinimit kundër Covid të Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat e ditës së sotme, janë administruar deri më tani 93.728.188 doza të vaksinës kundër Covid.


