Mëngjesin e sotëm ka pasur sërish fluks në spitalin Infektiv. Skaneri te “Shefqet Ndroqi” vijon të jetë jashtë funksionit dhe për pasojë pacientët sillen te Covid-1.
Gazetarja Ema Shazivari raporton se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 6 ambulanca në ambientet e spitalit Infektiv.
Sakaq, në Infektiv është rritur numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim. Kujtojmë se prej dy ditësh numri i raportuar i infektimeve ditore, që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e ka kaluar shifrën e 1 mijë. g.v/abcnews.al


