Mbi 1 mijë raste të reja dhe 12 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule22:44 - 20 Janar, 2022

schedule 22:44 - 20 Janar, 2022

Në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar sot 12 raste të vdekjes nga COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka raportua gjithashtu 1,172 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 4,021 testime.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se gjashtë raste të vdekjes janë në Shkup, tre në Manastir dhe nga një në Ohër, Prilep dhe Veles.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,166, shumica prej të cilëve janë në Shkup.

Sa i përket infektimeve, në Shkup janë regjistruar 629 persona, 109 në Kumanovë ndërsa numër më të vogël ka në 27 qytete tjera.

Numri i rasteve pozitive ka arritur në 19,104 bazuar në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 persona ndërsa në klinikën infektive në Shkup, mbi 100 persona janë duke u trajtuar, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.