Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Mbeten mes katër rrugëve në Shkodër, kthehen nga Mali i Zi 40 puntorë shqiptar

schedule22:05 - 30 Mars, 2020

schedule 22:05 - 30 Mars, 2020

Hallin më të madh e kaluan. Mundën të hynë në tokën shqiptare. Jetojnë në qytete të ndryshme të vendit dhe nuk e dinë si do të shkojnë në banesat e tyre. Situata e krijuar nga covid-19 i detyroi të lënë punën në Ulqin.

Të lodhur nga pritja e gjatë shumë tyre nuk e fshehin zemërimin me shtetin.

“Kemi punuar. Ka pas punë. Në Shqipëri po na ven këmbët, kryeministri po luan champion league me ne. Po na mbyll në kafaz. S’po na le me dal, s’po hap vende pune”.



Pyetje: Çfarë punë keni bërë në Ulqin?

“Në ndërtim. Si ka ndaluar. Shteti po tallet me ne. Të bëjë testet, por jo të fusi ushtrinë”.

Të mbetur në mes të rrugës, shumë prej tyre nuk e dinë çfarë do të bëhet me ta.

“Që me datën 10, unë ka një javë që kontaktoj me ambasadën në Podgoricë. Ranë në kontakt me një shoqatë e na sollën”.

“Unë kam punuar dy tri javë. Një javë s’na lanë me punu. Na e kanë ndalu na thanë. U desh me ik”.

“Jetoj në Kamzë”.

Pyetje: Si do ikni deri atje?

“Se di të shof”.

Pyetje: Sa ditë keni?

“Në Ulqin kemi 20 ditë që rrimë kot. S’na leverdis me qëndru. Tani të shofim. Sonte si do ia bësh? Se di të shofim”.

“Kishim makinën tonë, na e mbajtën në Ulqin. Katër veta nga Vlora jemi”.

Vetëm një prej tyre e ka gjetur zgjidhjen.

“Kanë nxjerrë një leje ata të shtëpisë e po vijnë të më marrin. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Edhe nga Ulqini u nisëm vonë. U detyruam të nxjerrim leje”.

Ata i bëjnë apel shtetit që ti gjejnë një zgjidhje dhe tu sigurojë transport që të bashkohen me familjarëve të tyre.

Burime nga Policia e Shkodrës bënë me dije se pas ndërhjyjes së autoriteteve, të gjithë punonjësit janë u nisën për në banesat e tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!