Mbërrin në Shkodër trupi i Florenc Beqiraj

schedule16:10 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 16:10 - 28 Dhjetor, 2017

Trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, të riut që humbi jetën në rrethana misterioze në Francë, mbërriti sot pranë familjes së tij në Shkodër. Prindërit e Florencit përsëritën kërkesën për drejtësi për të birin.

Trupi i Florenc Beqirajt, 23 vjeçari që vdiq në rrethana misterioze në Francë, do të prehet në vendlindje.
Nga Rinasi, i shoqëruar prej familjarëve ai u dërgua në banesën e tij në Shkodër.
Trupi i pajetë i të riut, i cili doli nga morgu i Marsejës të mërkurën dhe u mbulua me flamurin kuq e zi, mbahej nga babai i cili qëndroi disa ditë pranë të birit në spital në Francë.
Me të mbërritur në Shkodër, Gezim Beqiraj deklaroi se nuk kishte firmosur për të birin të cilin ia kishin dhunuar.

Beqiraj 23 vjeç prej tre vitesh ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Ai kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. U ndalua nga policia franceze për shkak të mungesës së mjetit të indentifikimit. Për tre javë me radhë u mbajt në Polici dhe me 16 dhjetor ajo e dorëzoi të vdekur në spital. Gëzim Beqiraj, babai i Florenc Beqirajt, ka angazhuar një avokat francez me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së djalit të tij. 23 vjeçari do të varroset ditën e premte pranë varrezave të qytetit të Shkodrës.

Ndërkohë, familja Beqiraj kishte hapur dyert e mortit prej ditës që mesoi vdekjen e të birit. Shpenzimet u morën përsipër nga qeveria shqiptare. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë vizitës në familjen Beqiraj tha më herët se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet franceze për të zbardhur të vertetën e ngjarjes. Vdekja e mistershme e Florenc Beqirajt shkaktoi reagime të forta dhe protesta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!