Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbërrin në Vlorë kroçiera e parë, ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 146 turistë

schedule09:21 - 21 Maj, 2023

schedule 09:21 - 21 Maj, 2023

Mëngjesin e kësaj të diele është ankoruar në Portin e Vlorës, anija kroçere “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 146 turistë nga vende të ndryshme si Francë 119, Kanada 2, Zvicër 6, Belgjikë 16, Britani e Madhe, Marok.

Kroçera vjen nga porti i Sarandës dhe do të qëndrojë 1 ditë në portin e Vlorës ku do të zhvillojë turet e ndryshme dhe me pas do të shkojë në portin e Durrësit.



Thuajse një muaj më parë ‘Bukuroshja e Adriatiakut’ ishte për të disatin vit radhazi hapi siparin e sezonit turistik për kroçierat në Durrës. Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet e kroçeres./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!