Mbërrin në Vlorë kroçera me turistë nga Belgjika, Franca dhe Zvicra

schedule16:25 - 9 Mars, 2019

schedule 16:25 - 9 Mars, 2019

Ende pa nisur sezoni turistik një tjetër kroçere nga Duvroniku ka mbërritur në Portin e Vlorës. Turistët nga Belgjika , Franca dhe Zvicra do të vizitojnë disa qytete të Shqipërisë dhe me pas do t’i drejtohen Korfuzit. Ata thonë për “abc news” se Vlora ka ndryshuar shumë kohët e fundit.

Kroçiera “La belle de L’Adriatique” nga Dubrovniku me 170 vetë zbarkoi këtë të shtunë në Vlorë. Turistët kanë planifikuar të vizitojnë qytetin e Beratit dhe Fierin. Më pas do t’i drejtohen Sarandës dhe ishullit të Korfuzit në Greqi.

Të ardhur nga Belgjika, Franca dhe Zvicra turistët e rendisin Vlorën nder qytetet me te bukura qe kane vizituar.

“Është hera e tretë që vijë në Vlorë, ka ndryshuar shume, qyteti është mahnitës, me i pastër dhe me i rregullt”.

“Vij nga Franca. Vlora është vërtet një qytet i bukur ”.

Muajt e ardhshëm priten kroçiera te tjera nga vende të ndryshme të Evropës të cilët zgjedhin Vlorën mes destinacioneve turistike të vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!