Mbërrin në Turqi 15-vjeçarja me sëmundje të rrallë

schedule21:34 - 19 Gusht, 2019

schedule 21:34 - 19 Gusht, 2019

Është nisur për kurim në Turqi, 15-vjeçarja Elona Kuburja nga Fushë-Kruja, e cila vuan nga një sëmundje mjaft e rrallë. Bëhet fjalë për diagnozën “Hemangioma Kongenitale”, e cila i rrezikon jetën 15-vjeçares.

Për rastin e saj ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë të ditur se Elona Kuburja është nisur privatisht, por qeveria shqiptare do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e saj.

Rama ka sqaruar se rasti është ndjekur me mjaft interes, por përgjigjja nga autoritetet turke është vonuar për shkak të procedurave dhe specifikës së sëmundjes.

“Uroj me gjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndoshë e mirë në Shqipëri”, e përfundon statusin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama./ABC News Albania 24/7