Kur nisi karrierën tek Monako, ndoshta nuk e mendonte këtë moment.
Kilian Mbape ishte që në atë kohë, 10 vjet më parë, një talent I rrallë I futbollit, dhe sot është kthyer në një realitet të vërtetë.
Kapiteni I Francës arriti nivelin e 400 golave në karrierë, pasi realizoi dy herë në fitoren 4-0 kundër Ukrainës në eliminatoret e Botërorit, dhe u bë më I riu që ia doli.
Ai la pas dy legjendat më të mëdha të këtij sporti, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldo.
Mbape realizoi rrjetën e 400-të në moshën 26 vjeç e 328 ditë, ndërsa Mesi ishte 27 vjeç e 95 ditë, ndërsa CR7 kur u bë 28 vjeç e 335 ditë.
Nënkampioni I botës I ka ndarë kështu: 27 për Monakon, 256 për Paris SG, 62 për Realin dhe 55 për kombëtaren e Francës.
Gjithsesi, nëse vjen puna tek efikasiteti, askush nuk është si Mesi, pasi nëse Mbapesë iu deshën 537 ndeshje deri te 400 golat, argjentinasi e bëri për 525.
Gjithsesi, “gjeli” francez do të duhet të mbajë këtë ritëm për shumë vite nëse do të dëshirojë të arrijë dhe të kalojë rekordet e mjeshtrave.
Ronaldo ka sot 953 gola, kur e ka kaluar moshën 40 vjeç dhe ende vazhdon të shënojë.


