PSG ka arritur të fitojë pa asnjë problem sfidën kundër Amiens, me rezultatin 4-1. Mbappe shënoi dy gola, gjithashtu Neymar dhe Icardi arritën të gjenin rrjetën.
Gjithçka shkoi shumë mirë për kampionët e Francës, që shënuan që në minutën e 10-të me anë të talentit Mbappe. 21-vjeçari po bën një sezon të shkëlqyer deri më tani. Pak minuta më vonë, Verratti u dëmtua, u vetmi lajm negativ për Tuchel në këtë sfidë.
Neymar në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi për kampionët, ndërsa në të 65-ën, Mbappe do të shënonte sërish. Miqtë shkurtuan me anë të Mendoza në minutën e 70-të, ndërsa Icardi vendosi rezultatin final të sfidës 4-1 në minutën e 84-ët./abcnews.al
Ligue 1
PSG – Amiens 4-1
Mbappe 10′ 65′, Neymar 46′, Icardi 84′