Franca mundi 3-0 Irakun dhe u kualifikua në raundin e dytë, në një ndeshje të grupit I që nuk pati histori përveçse u bë e para në të gjitha kohët e Botërorëve që u ndërpre për shkak të motit.
Ndërkaq, Norvegjia mundi 3-2 Senegalin, duke prerë edhe ajo biletën e kualifikimit.
Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, trajneri Ermal Tahiri u shpreh se lojtarët francezë luajnë njësoj dhe se Iraku bëri rezistencë në pjesën e parë.
Ndërsa trajneri Artan Mërgjyshi deklaroi se në ndeshjen e tretë të grupit, Norvegjia do jetë një test për Francën.
Ermal Tahiri: Lojtarët francezë, ata të gjithë janë njësoj. Ajo që është kryesore, në pjesën e parë, Iraku bëri pak rezistencë. Në kundërsulm, edhe Iraku i bë i rrezikshëm disa herë. Një test i vogël është Norvegjia.
Artan Mërgjyshi: Një test do jetë edhe me Norvegjinë. Norvegjia është skuadër që jep spektakël. Kanë kualitet, kanë shumë cilësi. Lojtari më në formë i Francës është Rabiot. Ndryshojnë ndeshjen me eleminim, nga ato në grup. Edhe Senegali ishte skuadër e mirë, edhe pse në dy ndeshjet e para nuk mori pikë./abcnews.al



