Në bazë të raportimeve të fundit nga shumë media evropiane, “ylli” francez, Kylian Mbappe shihet gjithnjë e më larg “gjigandëve” fracnezë të PSG, të cilët nuk pranojnë ta lëshojnë sulmuesin e tyre si një lojtar të ri verën e kaluar dhe kërkojnë ta shesin atë në rast se ky i fundit nuk pranon një rinovim.
Mirëpo, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar edhe këtë merkato vere, Presidenti i Francëz, Emmanuel Macron kërkon të mbajë në “Parc des Princes”, lojtarin francez “më të mirë” në botë.
I pyetur nga një tifoz i ri parizien teksa kalonte në rrugë, nëse sulmuesi do të qëndrojnë në Ligue 1 këtë sezon apo do të largohej, Macron u shpreh se do të përpiqej që ta bënte realitet një gjë të tillë.
“Nuk kam lajme të bujshme, por do të përpiqem ta arrij këtë”, u përgjigj kreu i shtetit.
Ndërkaq, kujtjomë se në vitin 2022, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e bindi njëherë sulmuesin të qëndronte në PSG. Në verën e atij viti, Mbappe zgjati kontratën e tij për dy sezone, kontratë e cila skadon në vitin 2024 dhe “ylli” i sulmit dëshiron ta lërë të skadojë. /i.m /abcnews.al