Mbappe mesazh të koduar për Galtier: Te Franca kam më shumë liri

schedule14:35 - 23 Shtator, 2022

schedule 14:35 - 23 Shtator, 2022

Kylian Mbappe padiksutim është një nga lojtarët më të mirë të këtij brezi, duke u bërë një lojtar kyç te skuadra e PSG-së dhe kombëtares së Francës.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme që “Gjelat” zhvilluan me Austrinë, takim që u fitua nga francezët, sulmuesi i PSG-së ishte lojtari që i hapi rrugë suksesit të skuadrës.

I pyetur se pse paraqitjet po shkojnë më mirë me Francën sesa me klubin, Mbappe duket se ka lënë një mesazh të koduar për Christophe Galtier, trajnerin e parisienëve.

“Këtu është ndryshe, ata më kërkojnë të bëj gjëra të tjera përveç klubit, kam më shumë liri. Zgjedhësi ka një majë shtize si Giroud që zë mbrojtësit dhe unë mund të përfitoj nga hapësira që gjeneron. Në Paris nuk e kam këtë, shpesh më kërkohet të veproj si sulmues kryesor. Është ndryshe”, theksoi 23-vjeçari. /f.a/abcnews.al