Mbappe: Është një privilegj të luash me Messin, e meriton ‘Topin e Artë’

schedule11:31 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:31 - 21 Tetor, 2021

Topi i Artë është bërë çështje kohët e fundit. Kur na ndajnë edhe pak javë nga shpallja e fituesit të këtij çmimi, nuk kanë munguar opinionet e ndryshme se kush mund të jetë fituesi kësaj radhe.

Futbollisti i radhës që flet për “Topin e Artë” është sulmuesi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe. Ylli i PSG-së ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin.

“Është një privilegj të luash me Messin dhe do të ishte plotësisht e merituar nëse ai do të fitonte Topin e Artë”, do të përfundonte 22-vjeçari francez.

F.A/abcnews.al