Mbajtën tubime në kohë pandemie, Ermal Fejzullahu “thumbon” politikanët

schedule17:18 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:18 - 26 Shkurt, 2021

Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare. Prej vitesh në tregun muzikor, Ermal iu ka dhuruar fansave hite të njëpasnjëshme. Së fundmi, këngëtari i hitit “Për një dashuri” ka folur për problemet me të cilat po përballet estrada për shkak të pezullimit të koncerteve prej pandemisë.

Ai iu është përgjigjur interesit të ndjekësve në Instagram, ku njeri prej tyre e ka pyetur se përse nuk ngrihet për të protestuar, pasi politikanët e “harruan” virusin kur kishin fushatë elektorale. “Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, është përgjigjur këngëtari, duke thumbuar politikanët.

Kujtojmë që lidhur me mbajtjen e tubimeve gjatë pandemisë në Kosovë, reagoi i revoltuar dhe Labinot Tahiri. “Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë. Kështu vaksina nuk keni dhe keni me mbetur mbyllur edhe 1 vit.”, është shprehur Labinoti. /abcnews.al