Maturantët “bllokojnë” qytetin

schedule10:03 - 30 Qershor, 2018

schedule 10:03 - 30 Qershor, 2018

Policia e Lezhës nuk e pati të lehtë të menaxhonte trafikun e krijuar një natë më parë në rrugët e qytetit. Maturantët vërshuan me mjete luksoze në paradën e mbrëmjes së maturës. Rrugët e Lezhës u mbushën me makina, shumica e të cilave drejtoheshin nga vetë maturantet çka ka vështirësuar ndjeshëm trafikun.

Gjithçka nisi rreth orës 19:00 dhe zgjati deri rreth orës 21:00. Pavarësisht vështirësive të krijuara në trafik, kjo edhe si pasojë e rrugëve të ngushta, gjithçka kaloi me qetësi, ndërsa Policia Rrugore ka monitoruar të gjithë lëvizjen e tyre për të shmangur në këtë mënyrë aksidente të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!