Matematika e gjirokastritëve, Dada: Luftëtari qëndron në Superiore

schedule22:46 - 20 Janar, 2020

schedule 22:46 - 20 Janar, 2020

Artur Dada, zëvendëspresident i Luftëtarit dhe drejtor sportiv i bluzinjve, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, është i bindur se gjirokastritët do të qëndrojnë mes 10 skuadrave të mira në vendin tonë.

“Luftëtari edhe sezonet e tjera ka qenë e shkëputur pas dy fazave të para, por ka treguar se di ta marrë veten në fazën e tretë dhe të katërt. Nuk jemi të dorëzuar. Jemi të bindur që do të qëndrojmë në Superiore”, u shpreh Dada fillimisht në emision.

Luftëtari renditet në vendin e parafundit në klasifikim dhe Skënderbeu ka dhjetë pikë më shumë. Një diferencë e madhe me korçarët, por në Gjirokastër besojnë. /abcnews.al