Grabitet në mes të ditës shtëpia e një biznesmeni. Ngjarja ndodhi sot në Fushë Krujë.
Persona të maskuar e armatosur kanë hyrë në banesën e biznesmenit Isuf Çela. Ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes por mësohet se nuk ka patur persona të lënduar. Autorët kanë arritur të marrin sende me vlerë e një shumë parash.
Mbrëmjen e kaluar, një shpërthim tritoli u regjistrua në oborrin e një shtëpie po në Fushë Krujë, ndërsa të dielën në mëngjes, një tjetër banesë u sulmua nga hajdutët. /abcnews.al