Masivi i dheut bllokon rrugën në Ulqin pas reshjeve, shefi i emergjencave: Rrezik për banesat

schedule18:49 - 12 Janar, 2021

schedule 18:49 - 12 Janar, 2021

Reshjet e shiut kanë sjellë shkarje dherash në lagjen Pinjesh të Ulqinit në Mal të Zi, e për pasojë tre persona kanë mbetur të dëmtuar. Burime bëjnë me dije për ABC se nga shirat janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa rrezikohen edhe banesat.

Saubih Mehmedi, shef i Emergjencave në Ulqin deklaroi se rreziku mbetet prezent deri në largimit të masivit të dheut të cilat kanë rënë pranë banesave.

“Kjo situatë ka qenë e papritur edhe për ne. Kemi ardhur deri të shkarja e një masivi dheu duke bllokuar rrugën. Kemi pasur edhe dëme në dy vetura që në momentin e shkarjes së dheut janë qenë në lëvizje e sipër.

Një prej pasagjerëve ka marrë dëmtime të lehta po jashtë rrezikut për jetën. Rreziku mbetet evident deri në largimin e masivit të dheut për shkak se ka shkëmbinj masiv dhe në afërsi ka shtëpia që janë të banueshme. Të shohim çfarë duhet bërë me tej për të larguar rrezikun”, u shpreh Mehmedi./mv.abcnews.al