Mashtronte qytetarët për legalizimet e banesave, arrestohet  26 vjeçarja

schedule11:29 - 24 Gusht, 2019

schedule 11:29 - 24 Gusht, 2019

Një 26 vjeçare me banim në Tiranë me inicialet A. D ka rënë nën prangat e policisë pasi përfitonte para në këmbim të ndihmës për të legalizuar banesën. Për gati dy vjet në mënyrë të vazhdueshme 26 vjeçarja me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500 mijë lekë të reja shtatasit me iniciale B.P. Në këmbim i ka premtuar se me anë të njohjeve në zyrën e legalizimit do të ndikonte që ky të përfitonte legalizimin e banesës. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në drejtorinë e Elbasanit pasi ranë në gjurmët e saj bënë ndalimin e 26 vjeçares.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“,  shtetasen M. T,  si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësja  M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan,  Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas  kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike. /abcnews.al,