Masat greke anti-covid, shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës

schedule11:13 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:13 - 23 Shkurt, 2021

Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë që të jetë e mbyllur deri më tre mars. Lajmin e bën të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ndërsa shtyrja vjen në kuadër të masave anti-covid që ka marrë qeveria greke për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. sb/abcnews.al/