Masat e ashpra anti-Covid në Britaninë e Madhe, 78% raste më pak brenda 6 javësh

schedule14:27 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:27 - 25 Shkurt, 2021

Rastet e Covid-19 kanë rënë deri në 78% që kur qeveria vendosi një  bllokim kombëtar  në 4 janar, sipas statistikave javore nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli.

84,310 njerëz rezultuan pozitivë midis 11 shkurt dhe 17 shkurt, shifra më e ulët javore e regjistruar që nga shtatori.

2,580,210 njerëz rezultuan pozitivë në të njëjtën periudhë kohore, një rënie prej 14% nga java e kaluar.

Shifra e së enjtes ishte rënia më e madhe në numrin e të infektuarve nga 388,037 e regjistruar midis natës së Vitit të Ri dhe 6 Janarit,  disa javë pasi Boris Johnson vendosi masa të rrepta për të frenuar përhapjen e një varianti më të ri të Covid-19 të zbuluar për herë të parë në  Anglinë juglindore .

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në Europë, me më shumë se 120,000 viktima dhe ende ndodhet në kufizime të ashpra. Vendi deri më tani ka administruar rreth 19 milion doza vaksinash, me 642,788 persona të vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins./abcnews.al