Masakra në Selenicë, trupat e 8 viktimave i nënshtrohen autopsisë

schedule09:05 - 11 Gusht, 2018

schedule 09:05 - 11 Gusht, 2018

Në morgun e spitalit të Vlorës gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës u krye ekspertiza e  trupave pajetë të 8 viktimave të masakrës së Selenicës, mes tyre dy fëmijë. Mësohet se 8 viktimat kanë patur plagë në pjesën e sipërme të bustit.

Katër ambulanca sollën në spitalin e Vlorës 8 trupat e pajetë të masakrës në Selenicë.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme mbërritën dy ambulancat e para, ku secila prej tyre transportonte nga dy trupa të pajetë.

Pas një ore, u sollën edhe katër viktimat e fundit midis të cilëve edhe dy fëmijët.

Gjatë kohës së mbërritjes së trupave në spitalin e Vlorës nuk kishte të afërm apo familjarë të viktimave, por vetëm mjekë, infermierët dhe forca të policisë së rendit. /abc

Gazetare e ABC News: Anila Sefa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!