Administrata Trump ka miratuar një sërë masash të reja për dhënien e vizës amerikanë për gratë shtatzëna, për të shmangur turizmin e lindjeve, për ata që dëshirojnë t’i japin nënshtetësinë amerikane fëmijëve të tyre. Rregullat e reja të publikuara nga departamenti amerikan i shtetit dhe që hyjnë në fuqi në 25 janar të këtij viti, vendosin se nëse zyrtarët e konsullatave mendojnë se një kërkuese vize turistike apo pune, mund të lindë gjatë qëndrimit të saj, atëherë autoritetet duhet të vendosin se kërkesa ka qëllim kryesor marrjen e nënshtetësisë amerikane për fëmijën.
Për të mund të marrë vizë, gruaja që aplikon duhet të vërtetojë ekzistencën e një arsyeje kryesore për udhëtimin. Departamenti amerikan i shtetit në deklaratën për media, thekson se industria e turizmit të lindjeve është rrezik për sigurinë kombëtare, pasi në të përfshihen rrjete ndërkombëtare kriminale. Lindja në territorin amerikan jo automatikisht të drejtën për nënshtetësinë./abcnews.al


