Masa shtesë kundër COVID-19, Merkel: Situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit

schedule15:43 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:43 - 26 Tetor, 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është në prag të humbjes së kontrollit të situatës së koronavirusit, ndërsa thekson se është me rëndësi që liderët të diskutojnë për kufizime më të ashpra, në të gjithë vendin.

Në takimin e brendshëm të CDU-së, Merkel ka paralajmëruar se pritet që për shumë muaj vendi të përballet me një situatë të vështirë, ndërsa shtoi se çdo ditë është e rëndësishme për menaxhimin e kësaj pandemie, shkruan The Guardian.

Ndërkohë Jens Spahn, ministri i Shëndetësisë, i cili është karantinuar pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, i bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen duke shtuar sistemi shëndetësor në Gjermani është në rrezik, pasi sa vjen dhe mbingarkohet duke krijuar vështirësi në menaxhim.

Autoritetet shëndetësorë kanë njoftuar se do të fokusohen tek persona e prekur me COVID-19, duke përshirë këtu personelin mjekësore, pacientët në spitale , si edhe njerëzit e pastrehë.

/abcnews.al/