Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë gjatë një ceremonie private të zhvilluar në Londër.
Çifti u martua të dielën në Marylebone Toën Hall, në prani të një rrethi shumë të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt. Pas ceremonisë, mediat ndërkombëtare publikuan pamje ku dyshja shfaqet e buzëqeshur teksa del nga godina mes duartrokitjeve të të pranishmëve.
Martesa vjen rreth një vit pas konfirmimit të fejesës së tyre nga vetë Dua Lipa në një intervistë për British Vogue. Për të dy artistët, kjo është martesa e tyre e parë. Për ceremoninë, këngëtarja 30-vjeçare zgjodhi një veshje elegante dhe minimaliste në të bardhë, ndërsa Callum Turner, 36 vjeç, u paraqit me një kostum klasik të zi.
Sipas mediave britanike, në ceremoni ishin të pranishëm vetëm rreth tetë persona, të cilët e shoqëruan çiftin me konfeti në momentin e largimit nga bashkia.
Megjithatë, ceremonia në Londër konsiderohet vetëm pjesa zyrtare e martesës, pasi çifti pritet të organizojë një festë më të madhe në Siçili, ku do të marrin pjesë edhe personalitete nga bota e muzikës dhe filmit.
Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje prej disa vitesh dhe shpesh janë parë së bashku në evente publike, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të shoëbiz-it ndërkombëtar.


