Në orën 20:15 do të zhvillohet sfida e 3-të dhe e fundit për këtë të mërkurë, në kuadër të javës së 6-të të Kategorisë Supariore, ku në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra e Teutës do të përballet me “verilindorët” e Kukrësit.
Në kampin durrsak është rikthyer tekniku Edi Martini, me “strategun” shkodran, i cili rikthehet në herë të 5-të në ekipin, që vetëm 3 sezone më parë e shpalli kampione të Kategorisë Superiore, pas një “lufte” të vërteë me Vllazninë dhe “demat e kuq” të Partizanit.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure pritet një përballje spektakolare dhe tepër e “nxehtë” me të dyja skuadrat që janë në kërkim të fitores, me Teutën që kërkon të dalë nga zona e “ftohtë”, ndërsa Kukësi është në kërkim të fitores së parë të sezonit.
Formacionet zyrtare:
TEUTA: Vata, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Arifi, Kruja, Fili, Daja, Daci
Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Momoh, Mbarak, Hasaj, Basha, Salami, Beshiraj
Trajner: Stavri Nica