Martini: Do doja tjetër kundërshtar përballë, i kënaqur edhe me Sheriff Tiraspol

schedule20:16 - 15 Qershor, 2021

schedule 20:16 - 15 Qershor, 2021

Mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë eliminator të Champions League, ku bëjnë pjesë kampionët tanë, Teuta. Shorti durrsakëve u vuri përballë moldavët e Sheriff Tiraspol, kundërshtar mesatar, duke marrë parasysh se përballë mund të ishte edhe Ludogorets.

Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 6/7 korrik dhe 13/14 korrik. Nëse ka barazim, atëherë duelet shkojnë në shtesa dhe zgjidhen me penallti, sikurse ka ndodhur zakonisht. Në lidhje me shortin ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini. Ai shprehet i kënaqur me shortin, por mund të kishte edhe më mirë.

“Normalisht që ishte skudra e dytë që do doja, do kisha dëshirë të përballesha me Dinamo Tbilis, megjithëse dhe kështu si ra, nga katër ekipet e mundshme që ishin, jam deri diku i kënaqur.

Ludogorets do doja ta shmangja sepse është një ekip me mjaft cilësi, ndërsa mes tyre thash do preferoja Dinamo Tbilisin, por dhe me Sherifin jemi deri diku të kënaqur me ekipet që kishim në vazo”, tregon Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!