Kryeministri Edi Rama e ka cilësuare tejet të rëndësishme marrëveshjen e partneritetit për sigurinë dhe mbrojtjen me BE, të firmosur të mërkurën në Bruksel.
Në fjalën e mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama u shpreh se lidhja e Shqipërisë me BE është e pandashme.
“Është për ne një ditë e gjatë dhe e rëndësishme. Ne jemi zgjuar me një ndjesi të këndshme sepse kemi hapur një tjetër grup kapitujsh. Është moment shumë i mirë. Ndihemi të privilegjuar, kemi kaluar rrugë të gjatë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme, lidhja jonë është e pandashme, duhet ta forcojmë çdo ditë e më shumë. Shpreh falenderimet e mia për BE, që po shtyjnë përpara këtë agjendë”, theksoi Rama./abcnews.al