Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë një marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHEBA në Izrael. Ai tha se Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren.
Sakaq, Rama theksoi se 5 spitale në vendin tonë tashmë kanë marrë autonominë
“Sot janë 5 spitale të tjera që kanë marrë autonominë dhe kjo do të thotë që ka ndryshuar sistemi nga brenda. Kjo do të thotë që ka ndryshuar sistemi nga brenda dhe autonomia spitalore jep mundësinë dhe për ndryshimin e pagave të mjekëve, në bazë të eksperiencave të tyre.
Kemi vazhduar me sistemin dentar në ndihmë të fëmijëve. Kemi rreth 55 mijë rimbursues këtë vit me fishat e diabetit. Ashtu si kemi një përfitim në vijimësi të bonusit të bebes dhe mbështetjen e nënave me tre fëmijë që janë të papuna. Shumë e rëndësishme që në aspektin e burimeve njerëzore kemi një avancim, pasi përmes portalit janë punësuar 344 mjekë të rinj dhe mbi 1 mijë infermierë.
Ajo që besoj unë se është një lajm i bukur, është që kemi filluar një proces bashkëpunimi për të arritur një marreveshje binjakëzimi me spitalin SHEBA të Izraelit, që është i rankuar në botë përsa i përket shërbimeve, dhe në fillim të vitit Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren.
Dhe e gjithë programi i punës do të ndërtohet dhe do të menaxhohet në jetën e përditshme të spitalit, duke shfrytëzuar kapacitet e mjekëve izraelit. Ne besojmë që shumë, ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm”, tha ai./abcnews.al