Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja për energjinë me SHBA/ Karakaçi: Ripërcakton rolin e Shqipërisë në hartën energjetike

schedule14:28 - 28 Prill, 2026

schedule 14:28 - 28 Prill, 2026

U nënshkrua sot në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.

Në ceremoninë e nënshkrimit merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Kakaraçi, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Duke marrë fjalën, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Kakaraçi tha se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës reflekton një vizion të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme, mbështetur në qëndrueshmëri dhe planifikim afatgjatë.



“Një shtyllë qendrore e këtij vizioni është zhvillimi i Qendrës Energjetike të Vlorës që është një komponent, një projekt shumë komponencial që do të ripërcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike.” – u shpreh ai.

Projekti Vlora Energy Hub, përfshin modernizimin e TEC-it të Vlorës, ndërtimin e kapaciteteve të reja, krijimin e infrastrukturës për LNG dhe lidhjen me rrjetin kombëtar të gazit. Ky projekt synon të rrisë prodhimin, të forcojë pavarësinë energjetike dhe të pozicionojë Shqipërinë si nyje energjetike rajonale. Një element kyç është sigurimi afatgjatë i furnizimit me LNG nga SHBA, duke filluar nga viti 2030.Shqipëria eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030 mbetet një ndër objektivat më të rëndësishëm për Qeverinë Shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!