Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Rama në Bruksel: Nuk po bëjmë asgjë që bie ndesh me BE-në, po sillemi si një vend anëtar

schedule09:49 - 15 Shkurt, 2024

schedule 09:49 - 15 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga Bruksel, foli edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk po bën asgjë që bie ndesh me qëndrimin e BE-së por, sipas tij, në fakt po sillet si një vend anëtar i unionit evropian.

“Nuk jam i sigurt nëse e kuptova pjesën e dytë të pyetjes sepse nuk e shoh se si ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh me qëndrimin e BE-së për migracionin. Është e kundërta. Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar dhe nëse e ashtuquajtura politikë e rishpërndarjes ka dështuar masivisht kjo nuk e bën atë çka po bën Shqipëria diçka që është ndesh me qëndrimin e BE në raport me migracionin.

Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me ne peshën e përgjegjësisë për t’u përballur me një çështje kaq të vështirë në kontekstin ku migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme si dhe këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës. Por kjo natyrisht nuk mund të jetë përgjigjja e përbashkët e BE për mënyrën se si duhet trajtuar kjo situatë.



E gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, po merret me simptomat ndaj shkaku po bëhet gjithmonë e më shqetësues dhe situatat në të ardhmen e afërt apo afatmesme mund të dalin jashtë kontrollit. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu për të qenë ajo që jep zgjidhjen por jemi një kontribues modest dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend që ka një vlerë të veçantë.

Jemi fqinj që na ndan vetëm deti, në këtë det po ndodhin gjëra. Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka aspak lidhje me ne. Ne nuk jemi anëtare e BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani punë e pisët. Por është një punë shumë sfiduese dhe nëse nuk e bën sot, mund t’i shkaktojë nesër BE-së dëme që nuk jam i sigurt se mund të parashikon sa katastrofike mund të jenë“, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!