Marrëveshja Kurti-Vuçiç/ Analisti: Shqetësuese, njohja e ndërsjelltë po hiqet nga tavolina

schedule16:28 - 4 Mars, 2023

schedule 16:28 - 4 Mars, 2023

Për analistin Ardian Arifaj, marrëveshja në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç është pritur me shqetësim në Prishtinë. Në një intervistë skype për emisionin ‘Ballkan’ me gazetaren Linda Karadaku, Arifaj u shpreh se në marrëveshje mungon njohja reciproke.

“Pati pajtim për pikat e marrëveshjes, dhe mungoi pajtimi për aneksin, pra planin e implementimit të saj. Marrëveshje, por që nuk u nënshkrua asgje. Sic thonë djalli fshihet në detaje. Nëse është pranuar pjesa e parë dhe të hënën s’është diskutuar fare, atëherë është pranuar edhe pika e fundit që kërkon implementimin e gjithë marrëveshjeve të arritura deri tani që nënkupton edhe implementimin e asociacionit. Kjo temë është debatuar gjatë në Kosovë. Janë identifikuar pikat positive, duket një avancim në mënyrën si Serbia e trajton Kosovën, por janë shprehur shqetësime për pikë 7, shqetësuese se ende nuk e dimë përmbajtjen ajo mbetet të elaburohet në aneks, pra flitet për vetëmenaxhin për serbët në Kosovë, dhe kërkon të drejta shtesë për kishin ortodokse serbe në Kosovë. Pra, janë nga një paragraf, dhe pritet të sqarohen në aneks. Por në formën sic janë kanë shkaktuar shqetësim se shkohet edhe më larg se asociacioni. Këto janë përvec anëve positive, janë edhe pikat shqetësuese për Kosovën.

Ajo që është edhe me shqetësuese, pse shtohen këto pika në marëveshje, nuk është diskutuar deri më tani për vetëmenaxhim. Do jetë me rëndësi të shihet si do të përkthehet kjo në terren, po sot për sot nuk e dimë pse erdhëm në këtë pikë, e cdo të thotë ajo për Kosovën e të ardhmen e rajonit.” -tha Arifaj, ndërsa shtoi se në marrëveshje nuk përmendet njohja reciproke.

“Ajo që është shqetësuese, është pika që flet për njohje reciproke, për shumë ka qenë hapi prapa në Kosovë. Termi po hiqet nga tavolina dhe askush nuk e di kur do kthehet. Edhe pse ka qenë pika kryesore në këtë proces.

Të përmendim dy momente të rëndësishme, është një vendim që ka shkuar deri në gjykatën kushtetuese në Kosovë, prek Manastirin e Decanit. Bashkësia ndërkombëtare ka një kohë të gjatë që e përmend si matës të qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit. Qeveritë e Kosovës e kanë refuzuar të implementojnë vendimin e Kushtetueses, janë gjëra të vogla që kanë sjellë në tavolinë edhe këtë cështje, duke u kërkuar garanci shtesë. Mbetet të shohim cfarë është, por të gjithë që kanë shprehur shqetësim duhet të shqetësohen.” vijoi Arifaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!