Në një intervistë për emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës foli për zhvillimet më të fundit.
Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në prezencë të presidentit Donald Trump.
Krasniqi u shpreh se synimi i këtij procesi është që të arrihet në një marrëveshje që ka në epilog te tij, njohjen reciproke.
“Synimi i këtij procesi (bisedimet Kosove-Serbi) është që të arrihet në një marrëveshje që ka në epilog te tij, njohjen reciproke. Normalizimi do të kishtë sens në fakt vetëm atëherë nëse kjo do të mund të arrihej”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al